Telenews

Abdixhiku pret në takimin lamtumirës Hovenierin, i dhuron fanellat e Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar sot me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, në takimin lamtumirës me përfundimin e mandatit të tij.

Abdixhiku ka falënderuar Hovenierin për angazhimin e tij, duke qenë i afërt me Kosovën jo vetëm gjatë kohës sa ishte ambasador, por edhe me shpalljen e pavarësisë së vendit.

“Jeff ka qenë njohës i mirë i Kosovës, ka qenë përfaqësues i mirë i interesave strategjike të SHBA-së në Kosovë; dhe mbi të gjitha kujdestar i përkushtuar i relacioneve mes dy popujve!”, u shpreh Abdixhiku.

Ai deklaroi se LDK-ja pret të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me ambasadorin në ardhje të SHBA-së.

Të ngajshme

AKB: Projektbuxheti prej 4.27 milardë eurosh nuk është dëshmi e zhvillimit ekonomik

Rrezarta Ramaj

Shpërthim në një shkollë në Gjermani, plagosen 10 nxënës, pesë prej tyre dërgohen në spital

Rrezarta Ramaj

Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve dhe i të rinjve duhet të jetë pjesë e pandashme e politikave shtetërore

Rrezarta Ramaj