Telenews

Abdixhiku prezanton projektin e Stadiumit Kombëtar në Bërnicë

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar projektin e Stadiumit të ri Kombëtar të Kosovës.

Abdixhiku tha se stadiumi i ri do të ndërtohet në Bërnicë të Prishtinës dhe sipas tij do të ketë një kapacitet prej 25-30 mijë ulëseve.

“Ky investim, prej 60 milionë eurove, do t’i jep Kosovës arenën më moderne në histori! Në këtë tempull e arenë futbolli, ëndrrat e sportistëve të rinj, ambasadorëve të ardhshëm të vendit do të prekin realitetin e destinuar kaherë. Dhe aty, Kosova, atdheu ynë, do të lartnohet në secilën sfidë, siç i ka hije, siç e kemi ëndërruar gjithnjë”, shkroi Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se është koha për një politikë që fjalët e thata, sipas tij, i zëvendëson me investime që e bëjnë të ardhmen e vendit.

Të ngajshme

Motra e Olta Gixharit, Gerta bëhet pjesë e Big Brother VIP Albania

Erzana Fazliu

Kjo është banorja e parë që iu bashku ‘BBVA’

Erzana Fazliu

Një kthim magjik – Parashqevi Simaku sonte do të përshëndesë për herë të parë Festivalin e Këngës

Erzana Fazliu