Telenews

Abdixhiku reagon pas zgjedhjes së Dimal Bashës: Fitore e injorancës dhe gabim i pafalshëm

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër pas zgjedhjes së Dimal Bashës si Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku e ka quajtur këtë zhvillim “një fitore e injorancës dhe një gabim i pafalshëm i mbështetësve të saj”.

“Gjithsesi ky është niveli i tyre. Kështu e projektojnë Republikën. Me këto vlera kanë zgjedhur të nderojnë dhe votuesit e popullin e Kosovës”, ka shkruar ai.

Kreu i LDK-së shtoi se partia që ai përfaqëson ka aspirata më të larta për vendin dhe u shpreh i bindur se ky kapitull do të kalohet.

“LDK aspiron më lartë. Kosova duhet të aspirojë lartë. Aksidentet politike e triumfet e injorancës historike do të kapërcejnë. Dritë një ditë do të ketë”, përfundon Abdixhiku.

Të ngajshme

Haxhiu, Çitaku dhe Shala zgjedhen nënkryetarë të Kuvendit

Valjeta Turkaj

Veton Seferi kundër zgjedhjes së Dimal Bashës: ‘Tradhti ndaj votës qytetare’

Valjeta Turkaj

Kica-Xhelili: Zgjedhja e Bashës, një tragjikomedi me pasoja për shtetin

Valjeta Turkaj