Telenews

Abdixhiku refuzon takimin me Kurtin, tregon arsyjet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka refuzuar të takohet me kryeministrin, Albin Kurti për të diskutuar lidhur me procesin e vettingut.

Kjo është bërë e ditur nga vet zyra e kryeministrit.

Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar pjesëmarrjen, ndërsa nga LDK-ja i kanë thënë Kurtit se kontributin e tyre do ta japin në kuvend.

“Me qëllim të njoftimit të mëtejmë lidhur me këtë proces, koordinimit të përbashkët dhe përfshirjes së gjithë akterëve, Kryeministri Kurti u ka bërë ftesë krerëve të partive parlamentare të opozitës: Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar takimin me Kryeministrin Kurti, ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë deklaruar se do të japin kontributin e tyre në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Kransiqi ka takuar sot kryeministrin Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës për të diskutuar për procesin e vettingut në sistemin e drejtësisë.

Të ngajshme

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Yllka Gashi

Kolona jo të gjata në kufi me Kosovën

Yllka Gashi

Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Francez

Yllka Gashi