Telenews

​Abdixhiku: Sakrifica e familjes Jashari rilindje e ndërgjegjes kombëtare

Në 28-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz ka bërë edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i shoqëruar edhe nga anëtarë tjerë të partisë.

Abdixhiku tha se sakrifica e familjes Jashari përbën një rilindje të ndërgjegjes kombëtare.

“Sot nderojmë dhe lartësojmë aktin sublim të jashtëzakonshëm të familjes Jashari të sakrificës së tyre për lirinë e Kosovës, sakrifica e Jasharajve 28 vite më parë e familjes, e Ademit dhe 56 anëtarëve të tjerë është rilindje e ndërgjegjes sonë kombëtare përpjekja për shuarjen e trungut familjar të Jasharajve ishte përpjekje për shuarjen e popullit të Kosovës qëndresa në Epopenë e madhe të UÇK-së, ishte qëndresë e vetë Kosovës… Mbi këtë sakrificë rikujtojmë vetës vazhdimisht se sa e shtrenjtë dhe mbi t gjitha sa e shenj është liria që e gëzon të gjithë këta fëmijë që i pamë në këtë tempull të lirisë së popullit shqiptar”, tha ai.

Homazhe në Prekaz sot kanë bërë edhe kryeministri, Albin Kurti e krerët e partive tjera opozitare në vend.

Të ngajshme

Çfarë preferohet për dhurata në 7 dhe 8 Mars?

Rrezarta Ramaj

BE-ja thotë se i sheh me “keqardhje” zhvillimet e fundit në Kosovë

KushtrimGuraj

Real Madridi pa Mbappen në ndeshjen e parë ndaj Manchester Cityt

Rrezarta Ramaj