Telenews

Abdixhiku: S’ka proces e as forcë që e ndryshon lavdinë e luftës, UÇK është vetë populli i Kosovës

Lideri i LDK-së Lumir Abdixhiku në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se nuk ka gjë, proces e as forcë, që e ndryshon lavdinë e luftës së pastër dhe historike.

Ndërsa ka thënë se UÇK është vetë populli i Kosovës.

“S’ka gjë, nuk ka as proces, nuk ka as forcë që e ndryshon lavdinë e kësaj lufte të pastër dhe historike të popullit të Kosovës dhe ushtrisë sonë çlirimtare. UÇK është vetë populli i Kosovës. Këto dy rrugë, ajo paqësore dhe çlirimtare janë rrugët e popullit drejt lirisë dhe pavarësisë. Ato nuk e përjashtojnë njëra- tjetrën. Ato së bashku krijuan kushte që Kosova të mbijetojë, të çlirohet dhe me në fund të bëhet shtet. Vetëm duke respektuar këto dyja, historia jonë mbetet e plotë dhe e ndritshme”, tha Abdixhiku.

Të ngajshme

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë –

KushtrimGuraj

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje –

KushtrimGuraj