Telenews

Abdixhiku takon ambasadorët, thotë se LDK-ja e respekton vullnetin qytetar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se gjatë kësaj jave ka pritur në takim ambasadorët e SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Bashkimit Evropian, Francës e Italisë.

Ai ka thënë se me ët gjithë ka diskutuar mbi procesin zgjedhor, rezultatet e deritanishme dhe  domosdoshmërinë për pritjen e numërimit të secilës votë, përfshirë dhe ato të mërgatës.

“Siç kam deklaruar në vazhdimësi, LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni. As nuk dëshiron e as nuk pretendon ta anashkalojë. LDK do të sillet konform këtij vullneti me plot përgjegjësi; siç dhe do të përfaqësojë denjësisht zërin e votuesit tonë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Të ngajshme

Zgjedhja e paligjshme e kryetarit të KPM-së, AGK mirëpret vendimin e Gjykatës

KushtrimGuraj

Shtrenjtimi i jetesës: Çmimet në “hava”, qytetari jeton me 1.98€

KushtrimGuraj

Bastisje në Suedi e Kosovë, një i arrestuar për drogë e pastrim parash, u sekuestruan prona, para…

KushtrimGuraj