Telenews

Abdixhiku takon ambasadorin britanik – temë zgjedhjet e 28 dhjetorit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka pritur sot në Selinë Qendrore ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Sipas njoftimit të LDK-së, në këtë takim, kryetari Abdixhiku dhe ambasadori Hargreaves diskutuan mbi zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës ndaj këtyre zhvillimeve, me theks të veçantë në procesin zgjedhor të 28 dhjetorit.

“Abdixhiku e informoi ambasadorin britanik për përgatitjet e intensifikuara të LDK-së për zgjedhjet nacionale dhe angazhimin e partisë për një proces demokratik, të drejtë dhe gjithëpërfshirës. Po ashtu theksoi mobilizimin e strukturave në të gjitha komunat, finalizimin e programit qeverisës, si dhe angazhimin e partisë për një fushatë konstruktive dhe të orientuar kah qytetari”, thuhet në njoftim.

Aty thuhet gjithashtu se Abdixhiku nënvizoi se LDK-ja është e gatshme të paraqesë një ofertë serioze dhe vizionare për të ardhmen e vendit, duke u mbështetur në përvojën institucionale që ka.

“Kryetari Abdixhiku i shprehu mirënjohjen ambasadorit Hargreaves për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës në proceset e saj më të rëndësishme shtetformuese dhe demokratike”, njofton LDK-ja.

Të ngajshme

Aksident në Koshtovë, dyshohet se një person është në gjendje të rëndë

Valjeta Turkaj

Edhe Gjermania dënon gjuhën e Sami Kurteshit për AGK-në

Valjeta Turkaj

Shkon të blejë ilaçe, i moshuari në Pogradec ndërron jetë në farmaci

Valjeta Turkaj