Telenews

Abdixhiku tallet me Qeverinë pas rrëzimit të Ligjit nga Kushtetuesja

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetues e Kosovës ka rrëzuar në tërësi Ligjin e Qeverisë Kurti për caktimin e çmimeve.

Abdixhiku ka thënë se ashtu siç pritej, Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë edhe një ligj të Qeverisë Kurti, të cilës i është referuar si Qeveria më antikushtetuese që ka pasur Kosova ndonjëherë.

Kreu i LDK-së ka thënë se VV dhe Qeveria mund edhe të ankohen se “si një ligj antikushtetuese nuk zë vend”.

“Çfarë mend kanë, do të ankohen – sikurse deri më tani – se si një ligj antikushtetues nuk zë vend. Merreni me mend, një kryeministër që ankohet se nuk po e lënë ta shkelë Kushtetutën. Sepse për ta, Republika është në shërbim të tyre”, ka shkruar Abdixhiku.

Reagimi i plotë:

Siç edhe pritej, siç edhe kishim thënë gjithherë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës hodhi poshtë EDHE NJË LIGJ, në gjithë tërësinë e tij, të qeverisë më antikushtetuese që ka pasur Kosova ndonjëherë.

Duke e cilësuar ‘ligjin për çmimet tavan’ si ligj në kundërshtim me vlerat bazike të lirisë ekonomike të Republikës, kjo gjykatë shpërfaqi jo vetëm paaftësinë e kësaj qeverie por dhe tendencat e tyre që me vetëdije të shkelin Kushtetutën.

Kryeministri e ministrat rend mburreshin me këtë ligj.

Kryeministri e ministrat mburreshin me paditurinë.

Ju thoshim se s’bën, nuk kuptuan. Ju treguam si të bëhet, nuk dëgjuan. Ju thoshim se do të rrëzohet, u rrëzua. Tani nuk di cila është më e rëndë; paaftësia apo shkelja kushtetuese? Apo lënia e qytetarëve pa politikë adekuate e kushtetuese tash e dymbëdhjetë muaj.

Çfarë mend kanë, do të ankohen – sikurse deri më tani – se si një ligj antikushtetues nuk zë vend. Merreni me mend, një kryeministër që ankohet se nuk po e lënë ta shkelë Kushtetutën. Sepse për ta, Republika është në shërbim të tyre.

Për ne, Lidhjen Demokratike, Republika mbetet mbi të gjitha.

Të ngajshme

Haradinaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Mbretit Harald V të Norvegjisë

Yllka Gashi

FDA miraton ilaçin e ri që pothuajse dyfishoi mbijetesën te pacientët me kancer të pankreasit

Yllka Gashi

Përfaqësues të SHBA dhe BE në Kuvend, Gruda: Partnerët tanë janë kundër përmbysjes së rendit kushtetues

Yllka Gashi