Telenews

Abdullahu: Dikur flitej për njohjen nga Serbia, sot vetëm për normalizim raportesh

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Faton Abdullahu, ka deklaruar se Qeveria Kurti e ka larguar mundësinë e njohjes së Kosovës nga Serbia nëpërmjet “normalizimit të raporteve”.

Ai ka thënë se dialogu i shtruar në Bruksel nga kryeministri Albin Kurti e pamundëson njohjen e Kosovës, duke shtuar se themelimi i këtij lloj Asociacioni të komunave me shumicë serbe nënkupton shkallë e tretë e pushtetit.

“Po flitet për normalizim të raporteve me Serbinë, ndërsa përpara dialogu flitej për njohje. Ku mbeti në dialog njohja e Serbinë për Kosovën shtet? Nuk është njohja. Ka degraduar ky proces e po vazhdon. Asociacioni i tillë, ne kemi thënë se ka defekte, i kemi cekur defektet, po servohet një shkallë e tretë e pushtetit që është brengosëse dhe nuk ekziston në Kushtetutën e Kosovës…Normalizimi në këtë raport nënkupton largimin e njohjes si kërkesë bazike, që i bie ndryshe normalizimi nënkupton të harrohet njohja”, ka thënë Abdullahu të hënën në “60 Minuta” të KTV-së.

Sipas zyrtarit të PDK-së, Qeveria Kurti po prolongon punën dhe secilin vendim para zgjedhjeve, e sipas tij, ky ekzekutiv është dashur të largohet më herët, por “këtë do ta bëjë në shkurt”.

Të ngajshme

Ish-ministri Lleshaj: E besoj që ka shërbime të huaja, protestuesit të ruhen nga të infiltruarit

Rrezarta Ramaj

Merz i Gjermanisë paralajmëron kundër braktisjes së Ukrainës

Rrezarta Ramaj

Studenti e pranon: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me kolegët në Serbi, lidhur me protestën dhe organizimin

Rrezarta Ramaj