Telenews

Abuzoi seksualisht me vajzën e tij të mitur, lihet në burg 36-vjeçari

“Arrest me burg” ka vendosur Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier për 36-vjeçarin e dyshuar si abuzues i vajzës së tij të mitur 12-vjeçare.

Ai mbërriti në ambientet e gjykatës rreth orës 10:00, me kokën ulur, ndërsa ka dhënë dëshminë e tij para trupit gjykues të përbërë nga Prokuror Genci Mane, gjyqtar Nertil Dushku dhe avokat kryesishy.

Në dëshminë e tij në polici, 36-vjeçari pohoi se e ka bërë vetëm një herë një akt të tillë të turpshëm ndërsa ka pranuar se ka abuzuar me vajzën e mitur. Para trupit gjykues 36-vjeçari ka qëndruar gjithë kohën me kokën ulur dhe ka pohuar abuzimin.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka vërtetuar se ai ka kryer disa herë marrëdhënie me vajzën, raporton a2cnn.

Në prononcimin e saj për mediat, edhe nëna e të miturës ka pohuar se abuzimi ka qenë sistematik ndërsa ka kërkuar dënim maksimal  për bashkëshortin e saj. Ajo ka pohuar gjithashtu se nuk ka qenë në dijeni më herët dhe gjithçka e ka mësuar pas denoncimit të vajzës në polici.

Të ngajshme

Studenti e pranon: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me kolegët në Serbi, lidhur me protestën dhe organizimin

Rrezarta Ramaj

Stresi i kërkon Edi Ramës dorëheqjen: Ndryshe do kesh fundin më të keq

Rrezarta Ramaj

Koloneli amerikan: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurtë –

KushtrimGuraj