Telenews

Acar polar gjatë këtyre ditëve në Kosovë

 

 

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që do të mbajë këtë javë në vendin tonë, transmeton Gazeta Telenews.

“16.01 – Orëve të hershme të mëngjesit reshjet e dëborës shtrihen edhe përgjatë ultësirave. Deri në mesditë reshjet pushojnë, e pasdite nuk mungojnë edhe intervale me diell.

17.01 – Kryesisht me vransira. Intervale të shkurta me diell pasdite.

18.01 – Më butë, me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Në perëndim të vendit priten edhe reshje lokale shiu.

19.01 – Fillimisht mot i butë. Me shtrirjen e një fronti të ftohtë deri në mbrëmje priten edhe të reshura bore dhe rënie e temperaturave.

Pritet të frynë erëra më më të fuqishme, si nga jugu por edhe verilindja me hove edhe mbi 15m/s, ditën e martë.

Shtypja atmosferike fillimisht zbret thellë nën vlera normale, e më pas shënon rritje deri nga mesi i javës, kur pëson rënie sërish ditën e enjte.”

Të ngajshme

PDK: Jemi gati ta marrim përgjegjësinë për formimin e qeverisë

Donat Hashani

Haxhiu: Do të jem sërish kandidate për kryetare të Kuvendit (VIDEO)

Donat Hashani

KDI: Moszgjedhja e Kryetarit të Kuvendit tregon mungesë të vullnetit politik për kompromis

Donat Hashani