Telenews

“Acni Cent Ma Shumë” nesër aksion simbolik para Ministrisë së Ekonomisë kundër shtrenjtimit të rrymës

“acni-cent-ma-shume”-neser-aksion-simbolik-para-ministrise-se-ekonomise-kunder-shtrenjtimit-te-rrymes

Grupi “Asni Cent Ma Shumë” do të organizojë nesër një aksion simbolik para Ministrisë së Ekonomisë, kundër shtrenjtimit të rrymës.

Aksioni do të mbahet me fillim nga ora 07:30.

“Ju njoftojme se neser me date 2 Prill (e merkure), me fillim nga ora 7:30 e mengjesit, grupi i aktivisteve te grupit “Asnji Cent Ma Shume”  organizon aksion simbolik para para Ministrise se Ekonomise (ne shesh).Ju ftojme te na bashkoheni!”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, rryma në Kosovë mund të shtrenjtohet për 15 për qind.

Aktualisht, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat. Në rast të shtrenjtimit për 15%, ata do të paguanin 8.96 centë.

ZRRE-ja i shqyrton dhe cakton tarifat e energjisë elektrike çdo vit dhe ato janë në fuqi nga 1 prilli deri më 31 mars të vitit pasues.

Sipas këtij institucioni, rritja e tarifave këtë vit është e domosdoshme, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë, rritjes së konsumit dhe varësisë së madhe nga importet me çmime të larta./Reporteri.net

The post “Acni Cent Ma Shumë” nesër aksion simbolik para Ministrisë së Ekonomisë kundër shtrenjtimit të rrymës first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Të ngajshme

Musk së shpejti pritet të largohet nga administrata Trump

KushtrimGuraj

Policia konfiskon kozmetikë e manaferra pa dokumente

KushtrimGuraj

“Suksesi i një qeverie nuk varet nga numrat”, Çitaku: PDK ka botëkuptime të kundërta me Vetëvendosjen

KushtrimGuraj