Sonte do të mbahet ceremonia e 65-të vjetore e çmimeve Grammy, e cila do të mbahet në Crypto.com Arena në Los Angeles.
Beyonce kryeson me nëntë nominime, e ndjekur nga reperi Kendrick Lamar me tetë nominime dhe diva e popit Adele dhe baladerja Brandi Carlile me nga shtatë nominime.
Beyonce dhe Adele, njëjtë si në ceremoninë e vitit 2017, janë kokë më kokë në tri kategoritë kryesore; Albumi i Vitit, Rekordi i Vitit dhe Kënga e Vitit.

