Telenews

Adelina Ismaili reagon rreth deklaratës për ish-krerët e UÇK-së që Enver Petrovci e dha në emisionin e saj: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet

Adelina Ismaili ka reaguar lidhur me deklaratën e aktorit Enver Petrovcit i cili në emisionin e saj kishte përdorur fjalë përçmuese ndaj ish-komandantët e UÇK-së, teksa thurte lëvdata për Kryeministrin aktual Albin Kurti.

Adelina e ka quajtur linçim të frikshëm reagimet ndaj deklaratës së Petrovcit.

“I frikshëm linçimi publik që po i bëhet prof Enver Petrovcit vetëm pse deklaroi se “Udhëheqësit e UÇK-së i ka krijuar koha”, ka shkruar ajo.

Tutje, Adelina në një postim në rrjetin e saj në Instagram, ka mbajtur edhe një ligjëratë, duke e arsyetuar deklaratën e Petrovcit përmes disa liderëve që i ka krijuar koha.

Edhe Enver Hoxhën e ka krijuar koha. Edhe Charles de Gaulle-in e ka kriju koha. Histori kolektive çfarë po lexoj kundër prof.Petrovci këto 24 orët e fundit.

Deklaratën ofenduese të Petrovcit ndaj udhëheqësve të UÇK-së, Adelina e ka quajtur vlerësim të një artisti per politikanë.

“Nëse një artist nuk guxon ta vlerësojë se një politikan është më artistik sesa tjetri, sa guxojmë të flasim ne tjerët?”, ka shkruar Adelina Ismajli.

 

Rikujtojmë se aktori Petrovci kishte deklaruar se Kurti ka lexuar libra që nga mosha dy-tre vjeçare, ndërsa për ish-udhëheqësit e shtetit thotë se erdhën rastësisht në shprehje.

Të ngajshme

Zbardhet dëshmia e turistes italiane që u abuzua seksualisht në Durrës: E shtyva disa herë, por nuk u ndal

Erzana Fazliu

Një muaj paraburgim për dy të akuzuarit për fajde dhe shpëlarje parash

Erzana Fazliu

Me aktivitete të ndryshme, KFOR-i shënon Ditën Ndërkombëtare

Erzana Fazliu