Telenews

Ademi takon Konjufcën, flasin për përgatitjet e Kosovës për ndeshjen ndaj Sllovakisë

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar një vizitë pune te Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Përmes një postimi në Facebook, Ademi bëri të ditur se në këtë takim është diskutuar për përgatitjet e Kombëtares në futboll për ndeshjen e rëndësishme kundër Sllovakisë në kuadër të “play-off”-it për Kupën e Botës 2026.

“Sot, së bashku me anëtarin e KE të FFK-së, Samir Ujkani dhe menaxherin e ekipit kombëtar, Bajram Shala, zhvilluam një vizitë pune te Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca. Gjatë takimit e informuam Zëvendëskryeministrin për përgatitjet rreth ndeshjes së rëndësishme kundër Sllovakisë, në kuadër të “play-off”-it për Kupën e Botës 2026, si dhe për organizimin e udhëtimit të ekipit tonë drejt Bratisllavës. Ai na përgëzoi për rezultatet e arritura deri më tani, duke theksuar se puna ekipore dhe angazhimi i përbashkët kanë sjellë fitore të rëndësis”, shkroi Ademi

Ai po ashtu  ka theksuar se institucionet shtetërore do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për ta mbështetur ekipin kombëtar në këtë rrugëtim.

“Gjithashtu vuri në pah se institucionet shtetërore do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për ta mbështetur Kosovën në këtë rrugëtim historik. E falënderuam Zëvendëskryeministrin për pritjen e ngrohtë dhe për mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve të Republikës së Kosovës ndaj ekipit tonë kombëtar në rrugëtimin tonë drejt realizimit të synimeve tona”, thuhet në postimin e Ademit.

Të ngajshme

Orari i Superligës së Kosovës, nesër dhe masnesër super ndeshje

Valjeta Turkaj

Irani godet portin kyç të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe aeroportin e Dubait

Valjeta Turkaj

Pranvera e hershme të pret në Grand Blue FAFA

Valjeta Turkaj