Telenews

Ademi takon urgjent Zukën e Gjilanit: Ja çfarë u diskutua

Kryetari i FFK-së Agim Ademi e ka takuar ish-presidentin e SC Gjilanit Florim Zuka.

Këtë takim i pari i FFK-së e ka bërë të martën për të biseduar lidhur me largimin që bëri Zuka nga futbolli kosovar.

Më poshtë postimi i Ademit për takimin me Zukën:

Sot në vilën e tij në Buna të Ulqinit e takova Florim Zukën (Talin), ku biseduam rreth largimit të tij nga SC Gjilani. Ai e shpjegoj arsyen e largimit nga posti i kryetarit të klubit dhe planet e mëtutjeshme.

Shpreha keqardhjen time që nga futbolli kosovar u largua një investitor i madh, i cili do t’i mungojë shumë qytetit dhe FC Gjilanit.

Tali për 5 vjet e gjysmë e udhëhoqi me sukses SC Gjilanin dhe investoi shumë i vetëm, prandaj mungesa e tij do të jetë e madhe te klubi dhe tek tifozët “Skifterat”.

Talin e falënderoj për atë që i dha klubit dhe futbollit kosovar gjatë kësaj periudhe dhe i uroj suksese të vazhdueshme në bizneset e tij, me shpresë që edhe në të ardhmen do të jetë anëtar i familjes së madhe të futbollit.

Ndërkaq, SC Gjilanit i uroj riorganizim sa më të shpejtë dhe rrugëtim të sukseseshëm edhe në të ardhmen.

Të ngajshme

Renditja e UEFA-s për “fair-play”, ky është pozicioni i Kosovës –

KushtrimGuraj

“I panjohur në ekipin e ri” – Rumunët shkruajnë për vështirësitë e Albion Rrahmanit në Itali –

KushtrimGuraj

Kosova zhvillon stërvitjen e dytë para ndeshjeve të nëntorit, ekipit i bashkohet edhe Betim Fazliji

Rrezarta Ramaj