Telenews

ADRIANA MATOSHI REAGON MË NË FUND PAS NDARJES [VIDEO]

Aktorja e njohur, Adriana Matoshi ditëve të fundit ishte pjesë e mediave rozë për ndarjen e saj nga futbollisti, Keith Groeneveld.
Adriana përmes postimeve në rrjetet sociale ka treguar se po e përballon mjaftë mirë periudhën e ndarjes.

Ndërkohë, së fundmi ajo ka ndarë disa video në rrjete sociale ku shprehet: “Nuk më pëlqen vetvetja, po e dua veten”.

Kjo është parë si një thumb ndaj ish partnerit të saj, Keith. Kujtojmë që ishte futbollisti që konfirmoi ndarjen javën që shkoi.

“Është e vërtetë. Nuk i kam lexuar të gjitha raportimet apo artikujt për ndarjen sepse shumica prej tyre duan vetëm senzacionin. Çfarë mund të them unë për ndarjen? Kemi arsyet tona që na dërguan në vendimin që ndarja ishte gjëja më e duhur për ta bërë.

Edhe pse nuk jemi bashkë, në çdo herë do ta kemi njëri-tjetrin në zemrat tona deri në ditën e fundit. Në këtë moment, lutem për të sepse e di që po kalon një kohë të vështirë nga ndarja ashtu sikurse dhe nga komentet e pamatura”, tha futbollisti.

Të ngajshme

2Ton publikon këngën e re (VIDEO)

Donat Hashani

Labinot Rexha do të jetë prezent në varrimin e gjyshit të tij në Rahovec

Valjeta Turkaj

Alba e godet Limin fort, tregon se krejt ishte lojë dhe se ajo kishte pëlqim për Toneyn, rrëfimi i saj tronditi shtëpinë

KushtrimGuraj