Duke pasur shumë shtete anëtare dhe aeroplanë të shumtë në dispozicion, në një raport të NATO-s të vitit 2000 përmenden tri lloje aeroplanësh që kanë luajtur rol kyç në suksesin e bombardimit të Jugosllavisë.
Në fushatën ajrore ishin përdorur edhe dronët.
Në vijim janë tri modele që janë përshkruar si kyçe për sukses nga NATO-ja.
C-17 është një aeroplan transporti ushtarak me krahë të lartë, me katër motorë, me bisht T, që mund të transportojë pajisje, furnizime dhe trupa direkt në fusha të vogla ajrore, në terrene të ashpra kudo në botë.
U-2, Iron Clad Është një aeroplan me një pilot, me shumë role që mund të marrë imazhe fotografike ose radar, si dhe të monitorojë komunikimin e armikut dhe të gjejë burimet e sinjaleve elektronike.
Mjetet ajrore pa pilot (U) Ky mjet ajror ua mundësonte komandantëve të NATO-s të shihnin situatën në terren pa u dukur dhe pa vënë në rrezik ekuipazhet ajrore dhe duke siguruar mbulim të vazhdueshëm të zonave të rëndësishme, raporton rel.
Pas 78-ditësh të sulmeve, bombardimet u ndërprenë më 10 qershor 1999, me Marrëveshjen Teknike të Kumanovës, e cila parashihte tërheqjen e të gjitha forcave ushtarake dhe policore serbe nga Kosova. Marrëveshja u pasua me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Kjo Rezolutë, ishte një kompromis i pesë vendeve të përhershme anëtare të Këshillit të Sigurimit në bazë të së cilës, në Kosovë vendosej një administratë e Kombeve të Bashkuara – UNMIK, e cila administronte fazën transitore deri në ngritjen e institucioneve vendore dhe zgjidhjen e përhershme të statusit të Kosovës.
Më 12 qershor 1999 filloi vendosja e rreth 50,000 ushtarëve nga 36 vende të botës, prej të cilëve 30,000 ishin nga vendet e NATO-s.
KFOR-i është i pranishëm edhe sot dhe kujdeset për sigurinë e Kosovës.