Telenews

Aeroporti i Brukselit anulon 110 fluturimet e nesërme

Aeroporti i Brukselit do të anulojë 110 nga 203 fluturimet hyrëse të planifikuara për të mërkurën, përveç fluturimeve në nisje që janë anuluar tashmë për shkak të një greve mbarëkombëtare.

Lajmin e ka konfirmuar një zëdhënës i aeroportit, duke vërtetuar raportimin e transmetuesit belg VRT.

Sipas tij, mbetet në dorë të linjave ajrore që të ridrejtojnë fluturimet e anuluara, ndërsa aktualisht nuk priten anulime në mesin e 93 fluturimeve të mbetura hyrëse.

Një pjesë e stafit të sigurisë dhe shërbimit tokësor në aeroport pritet të marrë pjesë në grevë, e cila po mbahet si shenjë pakënaqësie ndaj planeve të kursimit të qeverisë.

Greva ka nisur të hënën dhe ka prekur transportin publik në pothuajse gjithë territorin e Belgjikës.

Të ngajshme

Cilët fruta duhet të konsumoni nëse vuani nga diabeti?

Rrezarta Ramaj

Tre kosovarë arrestohen në Durrës, kapen 80 kilogramë kanabis me vlerë rreth 1 milion euro

Yllka Gashi

Ndahet nga jeta ish-kryeministri i Estonisë dhe babai i Kaja Kallas

Yllka Gashi