Telenews

Afaristja kosovare hap në Prishtinë një klinikë ndryshe të bukurisë

Një vatër e re e bukurisë dhe më ndryshe nga të tjerat, tashmë është hapur edhe në Prishtinë.
Klinika “Rene” në krye me kirurgun e njohur plastik, rindërtues dhe estetik, Reha Yavuzer, ka bashkuar forcat me afaristen kosovare, Jeta Rukiqi dhe së bashku kanë realizuar një projekt unik, transmeton Telenews.al
Të dy bashkë hapën një klinikë të estetikës së fytyrës, ku në veçanti do të trajtohen aknet, problemet e shumicës së njerëzve sot.
Reha Yavuzer përvojën e tij 20 vjeçare do e sjellë edhe në Prishtinë, krejt kjo falë mardhënieve të mira që ka me afaristen kosovare, Jeta Rukiqi.
Me mbi 200 studime te botuara, brenda dhe jashtë shtetit turk, si dhe me klinika të tilla në të gjithë Evropën, Yavuzer do e praktikojë tash profesionalizmin e tij edhe në Kosovë.
Për detaje të tjera rreth këtij projekti, ndiqeni edhe një kronikë të realizuar nga televizioni i Klan Kosovës:


 

Të ngajshme

Në cilin shtet të Evropës pensionistët ndihen më të lumturit?

KushtrimGuraj

“I heshtur prej kohësh” – Flori Mumajesi thyen më në fund heshtjen

KushtrimGuraj

Sekreti i jetëgjatësisë? Një filxhan kafeje në ditë, thonë studiuesit e Harvardit

Donat Hashani