Telenews

Afera “Gruri”, ministrja Hajdari padit mediumin dhe zyrtarin e MINT

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka paditur mediumin i cili ka publikuar disa përgjime lidhur me “aferën gruri”.

Ministrja Hajdari ka pohuar se sulmet janë të vazhdueshme dhe informacionet që kanë shpërndarë janë të pavërteta, transmeton Telegrafi.

“Sulmet e vazhdueshme shpifjet, fyerjet dhe të pavërtetat, nuk duhet të lejojmë të kthehen në diçka të zakonshme, sepse dëmi që i bëhet opinionit publik, shoqërisë tonë mund të jetë i jashtëzakonshëm. Tentimet e dështuara për të cënuar integritetin dhe dinjitetin tim, përmes disa audio-incizimeve por edhe duke i dhënë vetes të drejtën për të shpifur, duke shantazhuar dhe shpërndarë informacione të pavërteta, do të marrin epilog në organet e drejtësisë”, thotë ajo.

Hajdari ka shtuar se “sot për këtë qëllim, kam dorëzuar padi në Gjykatën Themelore, në Prishtinë, kundër Gazetës Nacionale, gazetarit Berat Buzhala dhe zyrtarit të MINT, Enver Hajrullahu”.

Ndryshe, para disa ditësh gazeta Nacionale ka publikuar incizime të reja në Ministrinë e Tregtisë së drejtuar nga Rozeta Hajdari, ku sipas përgjimeve bëhet fjalë për një aferë me grurë.

Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në këto incizime bisedojnë rreth nënshkrimit të kontratës për blerjen e grurit vitin e kaluar. Ata përmendin me emra disa zyrtarë si Hafiz Gara, Rexha, Arbëri, këshilltari (që nuk dihet nëse është fjala për këshilltarin e ministres, apo të ndonjë zyrtari tjetër) 

Të ngajshme

Shkurte Fejza dhe Shaqir Cërvadiku publikojnë këngën “O Flamur”

Erzana Fazliu

Të shtënat me armë në Prishtinë: Identifikohen dy të dyshuar, njëri arrestohet

Erzana Fazliu

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Erzana Fazliu