Telenews

Afërdita Paqarada refuzon ftesën për të qenë pjesë e Big Brother VIP Kosova

aferdita-paqarada-refuzon-ftesen-per-te-qene-pjese-e-big-brother-vip-kosova

Big Brother VIP Kosova ka bërë tashmë zyrtare datën e fillimit të spektaklit.

Është mësuar se më datë 5 dhjetor do të nisë aventura e personazheve VIP, që për 100 ditë do të ngujohen në shtëpinë e vëzhguar nga telekamerat.

Teksa janë zbuluar tashmë disa prej emrave që do të jenë pjesë e spektaklit, duket se ka pasur nga ata që edhe e kanë refuzuar ftesën.

Telegrafi mëson se ish-missi Afërdita Paqarada ka qenë e ftuar për të qenë pjesë edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

Por ajo i ka thënë “Jo” ftesës së këtij spektakli, për shkak të një viti në ardhje me shumë angazhime profesionale dhe personale për të.

Përndryshe, jo-zyrtarisht Telegrafi ka mësuar emrat e tre banorëve të parë që pritet të jenë pjesë e shtëpisë së famshme.

Reperi Getinjo, aktorja Shota Baraliu dhe këngëtari Art Abazi janë në mesin e emrave të lakuar që do të jenë pjesë e edicionit të parë të BB VIP Kosova.

Të ngajshme

Bebe Rexha dhe David Guetta arrijnë vendin e parë me “Sad Girls” në klasifikimet e radiove amerikane të zhanrit dance

Yllka Gashi

Zayn Malik publikon foton e rrallë me vajzën e tij, Khai

Yllka Gashi

Gresa zbulon se a është në lidhje, përgjigjja e saj lë shumë për të imagjinuar

Yllka Gashi