Telenews

Agim Ademi i reagon trajnerit të Legias, pas kritikave për terenin e ”Fadil Vokrrit”

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës i ka reaguar trajnerit të Legias së Varshavës, i cili dje kritikoi fushën e stadiumit ”Fadil Vokrri”.

Sipas tij, fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” është në gjendje shumë të mirë.

Ai ka thënë se nuk qëndrojnë arsyetimet e trajnerit të Legias së Varshavës, Goncalo Feio, i cili e kritikoi terrenin pas ndeshjes kundër Dritës.

𝐑𝐞𝐚𝐠𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐩𝐥𝐨𝐭𝐞̈:

”Kështu duket sot fusha e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ pas ndeshjes Drita – Legia. Edhe pse gjatë punimeve të kësaj fushe ka marrë kohë me temperatura shumë të larta, fusha është në gjendje shumë të mirë. Arsyetimet e trajnerit të Legias se për shkak të fushës së dobët nuk patëm lojë nuk qëndrojnë, sepse të gjithë e dinë se fusha është hibride dhe e standardeve më të larta, prandaj konstatimet e tilla nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin. Fusha është aty dhe mund të vizitohet nga çdokush dhe të kënaqet me një fushë e cila është e kualitetit të fundit. Falënderojmë MKRS-në dhe ministrin Hajrulla Çeku për investimin në këtë fushë, e cila ka arritur standarde të shkëlqyeshme. E gëzofshin të gjithë ata që kanë mundësi të luajë në këtë fushë dhe besoj fuqishëm që më së miri këtë e vlerësojnë futbollistët. Uroj që në këtë fushë Kombëtarja jonë ta nisë mbarë edicionin e ri të Ligës së Kombeve kundër Rumanisë. Po ashtu, ftoj të gjithë që të jenë në përkrahje të Kombëtares, sidomos Dardanët që të jenë në stadium sa më kreativ e në nivel si gjithmonë”, ka shkruajtur Ademi.

Të ngajshme

Martinez lëndohet në kokë, portieri argjentinas paralajmëron rikthimin pas disa javësh –

KushtrimGuraj

Hadribeaj humbet titullin e WBC-së, mposhtet në sekondat e fundit –

KushtrimGuraj

Qentë e tij sulmuan rëndë një 17-vjeçar, ylli i Real Madridit përballet me gjykatën – prokuroria kërkon gjobë dhe dëmshpërblim –

KushtrimGuraj