Telenews

Agim Ademi shkon në Leposaviq, Hetemi: Nënshkruam memorandum bashkëpunimi

 

 

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka njoftuar se dje ka pritur kreun e FFK’së, Agim Ademin, me të cilin kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për të ndryshuar gjendjen e terreneve sportive në këtë komunë.

“Sot prita në Komunën tonë kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi me ç’rast vizituam disa prej tereneve sportive në Leposaviq që aktualisht pak i ngjajnë atyre tereneve.

Me FFK-në sot po ashtu nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit pikërisht për të ndryshuar gjendjen e keqe të këtyre tereneve sportive dhe për t’i transformuar ato në mënyrë që rinia e kësaj komune të ketë hapësira të mjaftueshme rekreativo-sportive dhe që stadiumi i futbollit të jetë i gatshëm për ndeshje.”

Të ngajshme

Shkup protestohet sot për krerët e UÇK që janë në Hagë

Erzana Fazliu

Hamza: Kurti s’e di prej nga i merr statistikat, rritja ekonomike më e vogla në vite

Erzana Fazliu

Shkëmbimi i janarit: Loftus-Cheek te Napoli, ylli Napoletanëve te Milani

KushtrimGuraj