Kandidati i VV-së për deputet Agim Bahtiri e ka postuar një video ku shihet një qytetar duke ia pushur dorën.
Video e postuar në profilin e tij në “Facebook” është realizuar në takimin e djeshëm që VV-ja e ka pasur në Vushtrri.
Madje, ai i ka falënderuar vushtrriasit për pritjen.
“Faleminderit Vushtrria e Enver Zymberit e Afrim Bunjakut! Për pritjen tuaj madhështore sot, do të jem mirënjohës përjetë! I juaji dhe për ju, Përherë e përgjithmonë, Agim Bahtiri”, ka shkruar ai.