Telenews

Agjencia e OKB-së paralajmëron se kriza e urisë po përkeqësohet në Gaza

 

 

Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) tha se shpërndarja e ndihmave tani është “pothuajse e pamundur” dhe vazhdimi i konfliktit “vë në rrezik jetën e punonjësve humanitarë”.

WFP theksoi se punëtorët humanitarë duhe të kenë “qasje të sigurt, të papenguar dhe të qëndrueshme” në Gaza, në mënyrë që ajo të “shpërndajë ndihmë për shpëtimin e jetës në të gjithë territorin”, raporton BBC.

“WFP bën thirrje për një armëpushim humanitar dhe u kërkon të gjithë liderëve të punojnë me urgjencën më të madhe për të gjetur zgjidhje politike që mund t’i japin fund vuajtjeve të familjeve nga të gjitha anët e këtij konflikti pikëllues”, thuhet në një deklaratë./Telenews/

Të ngajshme

Shijoni Ramazanin me ofertën e veçantë të KonSoni: 30 vezë për 2.90€

Valjeta Turkaj

Orët vendimtare: Zgjedhje e presidentit apo zgjedhje të reja

Valjeta Turkaj

Gara shpejtësie në rrugën Pejë–Prishtinë, ndëshkohen dy shoferë me 500 €

Valjeta Turkaj