Telenews

AGK-dënon sulmet e përsëritura të kryeministrit Albin Kurti ndaj mediave

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar duke thënë se kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vazhduar edhe këtë të martë sulmet ndaj mediave.

“Gjykimi im është se Prokuroria është më e interesuar të mbushë ballinat e ndonjë portali të oligarkut sesa të sjellë drejtësi,” ka deklaruar Kurti në Gjilan.

Këtë deklaratë e ka bërë kur është pyetur nga gazetarët për mosparaqitjen e tij si dëshmitar në rastin e Rezervave Shtetërore, intervistë e caktuar për orën 10:00.

 

“AGK-ja e dënon këtë gjuhë të Kryeministrit në detyrë dhe rithekson se një retorikë e tillë është e papranueshme, rrezikon gazetarët dhe mediet, si dhe minon lirinë e medias dhe shprehjes në Kosovë”, vijon njoftimi i AGK-së./Telenews.al/

Të ngajshme

Ëmbëlsirë pa miell dhe sheqer: Desert shumë i mirë

Donat Hashani

Zëvendëspresidenti i SHBA-së e thumbon Britaninë e Madhe

Donat Hashani

Albanese: Australia mund të dërgojë trupa paqeruajtëse në Ukrainë

Donat Hashani