Telenews

AGK-ja dënon gjuhën e ministrit në detyrë, Faton Peci ndaj gazetarit, Ermal Panduri

agk-ja-e-mirepret-rrezimin-e-ligjit-te-kpm-se-nga-gjykata-kushtetuese

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), e konsideron si të papranueshme dhe e dënon fuqishëm fjalorin e ministrit në detyrë të Bujqësisë, deputetit Faton Peci kundër autorit të emisionit “Debat Plus” në TV Dukagjini, Ermal Panduri.

Në një postim në Facebook, Peci e ka quajtur Pandurin “qelbësirë”, dhe ka ngritur hamendësime për pozicionin e tij ekonomik. AGK-ja konsideron se kjo është një sjellje e ultë dhe e dëmshme nga një zyrtar i lartë publik.

“AGK-ja e fton zotin Peci që të ofrojë në mënyrë transparente përgjigje për raportimet rreth keqpërdorimeve të pretenduara në Ministrinë që ka udhëhequr në 4 vitet e fundit.

AGK-ja e fton Pecin dhe zyrtarët e tjerë të partisë politike, Vetëvendosje që të heqin dorë nga praktika e sulmeve dhe denigrimit të gazetarëve, për shkak të punës dhe raportimit të tyre”, thuhet në reagim.

https://www.facebook.com/asociacioniigazetareve/posts/1104214021744004?ref=embed_post

Të ngajshme

Numërohen rreth 90 për qind të votave, VV-ja e vetmja në rënie në përqindje

Rrezarta Ramaj

Numërohen rreth 73% të votave, VV 43.09%, PDK 21.82%, LDK 17.98, AAK 7.63%

Rrezarta Ramaj

Numërohen mbi 40% e votave, kush po prin?

Rrezarta Ramaj