Telenews

AGK-ja dënon kërcënimet dhe fyerjet ndaj gazetarit Fidan Jupolli

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar fyerjet, sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarit Fidan Jupolli, autor i emisionit satiriko-politik “DPT Te Fidani” në Klan Kosova.

Sipas AGK-së, këto sulme kanë ndodhur pas komenteve dhe emisioneve që lidhen me protestën në Prishtinë për ish-krerët e UÇK-së dhe krizën rreth zgjedhjes së Presidentit.

AGK-ja ka shprehur mbështetje për Jupollin, duke e përkrahur në ndërmarrjen e veprimeve ligjore për denoncimin e sulmeve, të cilat, sipas reagimit, cenojnë edhe integritetin fizik të tij dhe të familjes së tij.

Në reagim, AGK-ja u ka bërë thirrje akterëve politikë dhe përkrahësve të tyre që mospajtimet për çështjet me interes publik të mos shndërrohen në kërcënime dhe dhunë.

Në fund, Asociacioni ka rikujtuar se liria e shprehjes dhe e medias është e drejtë themelore e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Të ngajshme

Çmimet në Kosovë rriten për 5.9 për qind, uji shtrenjtohet për 32.2 për qind, pijet për 20.1 për qind

Rrezarta Ramaj

Kurti në Bruksel: Është koha të ndryshojë qasja e BE-së ndaj Kosovës –

KushtrimGuraj

I kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, një person ekstradohet nga Belgjika në Kosovë –

KushtrimGuraj
Lajmet po ngarkohen…