Telenews

AGK-ja mirëpret shfuqizimin e vendimit të ARBK-së për Klan Kosovën

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka mirëpritur vendimin e ARBK-së për anulimin e vendimit për suspendimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

AGK-ja tha se që nga publikimi i këtij vendimi, kanë ngritur shqetësimin për veprimet e MINT-it, dhe se mirëpret faktin që procedurat tashmë kanë përfunduar.

Kujtojmë se Klan Kosova ka njoftuar gjatë ditës se ARBK-ja përmes një vendimi zyrtar e ka shfuqizuar vendimin për suspendimin e certifikatës së biznesit ndaj Klanit.

Klan Kosova nëpërmjet një shkrese ka falënderuar të gjitha organizatat vendore dhe ndërkombëtare që merren me lirinë e medias dhe shprehjes, ambasadat, si dhe kolegët gazetarë që i dolën në mbështetje në këtë proces.

Të ngajshme

Fituesi pa dokumente të regjistrimit, ofertë e paligjshme – si u zbulua tenderi nga eksperti i OSHP në Komunën e Çlirimtarit

KushtrimGuraj

Ambasadori britanik pret që partitë me bashkëpunim t’i formojnë institucionet pas zgjedhjeve

KushtrimGuraj

Hamza takohet me Oravin: Qeveria e PDK-së do të angazhohet për heqjen e masave të BE-së

Donat Hashani