Telenews

AGK-ja shpreh shqetësim për mosvazhdimin e kontratave të dy gazetareve në RTK

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me vendimin e menaxhmentit të RTK për të mos vazhduar kontratat e punës për dy gazetare, Hana Marteti dhe Edina Avdiu.

Sipas reagimit të AGK-së, mosvazhdimi i angazhimit të tyre dyshohet se lidhet drejtpërdrejt me punën profesionale të gazetareve dhe me qëndrimin e tyre për të mos iu nënshtruar presioneve apo kompromiseve në raportim.

AGK-ja vlerëson se ndërprerja e kontratave pa një vlerësim të qartë të punës përmban elemente që lënë të kuptohet për një vendim të planifikuar më herët dhe me karakter hakmarrës ndaj gazetareve. Në reagim përmendet edhe fakti se menaxhmenti kishte qenë në dijeni për shtatzëninë e zonjës Avdiu.

Sipas asociacionit, praktika të tilla janë të dëmshme dhe mund të minojnë besimin e publikut ndaj transmetuesit publik.

Në fund të reagimit, AGK-ja ka shprehur solidaritet të plotë me gazetaret Marteti dhe Avdiu, duke bërë të ditur se do t’u ofrojë mbështetje ligjore për ta sfiduar këtë vendim.

Të ngajshme

Kurti tërhiqet nga ideja për Konjufcën? Po shqyrtohet një emër nga familja Jashari për President

KushtrimGuraj

Reagon sërish Hollaj: Presidenten e ftuat veç për formalitet që sot të dilni me manipulime të tilla

KushtrimGuraj

Thaçi-Meta: Unë nuk kam votë për Konjufcën

KushtrimGuraj