Telenews

AGK ME REAGIM, PASI KËNGËTARI GJIKO PADITI DISA GAZETARË PËR SHPIFJE

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar përpjekjen për frikësim me padi ndaj gazetarëve të FrontOnline nga Gjiko.
AGK, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se pas publikimit të një pjese të aktakuzës me të cilën Prokuroria Themelore në Prishtinë e ngarkon këngëtarin Asdren Gjikolli, të njohur si Gjiko, ky i fundit ka paditur për shpifje gazetarët e portalit “Front Online”, kryeredaktorin Lavdim Hamidi dhe drejtorin Enis Veliu, duke kërkuar edhe masë sigurie ndaj postimeve të tyre në Facebook.
Postimet ndërlidhen me raportimet e tyre në FrontOnline.
“Gjiko ka kërkuar që Gjykata Themelore e Prishtinës ta urdhërojë Hamidin dhe Veliun që të fshijnë postimet dhe ka kërkuar dëmshpërblim prej 5,100 euro nga secili. Paditë janë përgatitur nga shoqëria e avokatëve “Kërveshi & Partners’”, thuhet në njoftim.
AGK e ka konsideruar që paditë dhe kërkesat për masë të përkohshme përmbajnë elemente të Padive Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike (SLAPP), padi këto që nuk kanë për qëllim të fitohen në gjykatë, por të frikësojnë mediat dhe të largojnë vëmendjen nga akuzat që rëndojnë ndaj këngëtarit Gjiko.
“Dyshimet për dhunim të një të miture, nga një figurë e njohur publike, përbëjnë temë me interes publik dhe mediat kanë obligim që të informojnë publikun kur akuza të tilla ngritën nga prokuroria. Po ashtu, gazetarët, mediat, shoqëria civile dhe qytetarët kanë të drejtë që të diskutojnë publikisht këto akuza sepse janë temë me interes publik”, thuhet ndër të tjera.
AGK gjithashtu ka thënë se përdorimi i padive për shpifje si strategji për të mos lejuar askënd që të diskutojnë këtë temë janë përpjekje të kota që do të rezultojnë të passukseshme.
Nga ky asociacion janë shprehur të bindur se Gjykata Themelore në Prishtinë do të trajtojë këto padi në mënyrë profesionale dhe në pajtim me standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Të ngajshme

Maluma publikon një moment intim me të dashurën

Portali Telenews

Mergim Lushtaku “ia vendos” një infuzion kryeministrit Kurti

Donat Hashani

Kusari-Lila: Nxënësit humbën 12 për qind të programit të vitit shkollor

Donat Hashani