Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar për sulmin që është bërë ndaj ekipit të televizionit Tëvë1.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se vetura e mediumit Tëvë1 fillimisht është sulmuar e më pastaj është djegur sot në Zubin Potokut.
Për rastin në fjalë ka raportuar më parë edhe Klan Kosova. AGK ju bën thirrje të gjithë gazetarëve që po raportojnë nga këto komuna, të kenë kujdes të shtuar, dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë së Kosovës.
“Për AGK-në, kjo sjellje është e patolerueshme, dhe u bëjmë thirrje NATO Kosovo Force – KFOR dhe EULEX Kosovo (Official) të reagojnë sa më parë në mënyrë që kolegët të raportojnë pa u rrezikuar, penguar e dëmtuar pajisjet e tyre të punës”, thuhet në njoftim.

