Telenews

Agnesa Vuthaj bëhet nënë për herë të parë

Një nga ikonat e bukurisë shqiptare, Agnesa Vuthaj, është bërë nënë për herë të parë.

Lajmi është bërë i ditur nga Prive By Liberta Spahiu, sipas tyre Agnesa ka sjellë në jetë një djalë disa javë më parë.

Ish-Miss Kosova ka zgjedhur ta përjetojë këtë kapitull të rëndësishëm të jetës së saj larg vëmendjes së madhe publike, duke e mbajtur shtatzëninë kryesisht në privatësi.

Megjithatë, në fillim të këtij viti ajo publikoi disa fotografi në rrjetet sociale ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur, pa dhënë më shumë detaje rreth pritjes së ëmbël.

Tashmë, Agnesa ka mirëpritur në jetë djalin e saj, duke nisur kështu një kapitull të ri si nënë.

Të ngajshme

Gjesti paralajmëron rikthimin e fuqishëm, pozon krahë Gimbos

Blearta

Dëshira e deputetit që Thaçi të dënohet me burg të perjetshëm, reagon Endrit Thaçi

Blearta

Yll Bogaj largohet nga AAK pas 19 vitesh: Përkushtimi u përball me pabesi

Blearta