Telenews

Agon Amiga baba për herë të tretë, zbulohet gjinia e foshnjës

Reperi i njohur Agon Amiga është bërë baba për herë të tretë.

Përmes një postimi mjaft të ëmbël në rrjetet sociale, ish-anëtari i grupit “Babastars” ka njoftuar ardhjen në jetë të vajzës së tij të dytë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Aya.

Në foton e publikuar në Instagram, ku shihet vajza e tij e madhe pranë foshnjës së porsalindur, artisti ka ndarë edhe një dedikim mjaft emocionues:

“Dy vajza, dy bekime, dy arsye më shumë për ta falënderuar zotin çdo ditë. Aya ime e vogël, mirë se erdhe në familjen tonë. Nuk e di ende sa shumë dashuri të pret këtu.”

Ky është fëmija i tretë për Agon Amigën, i cili është gjithashtu baba i një djali 6-vjeçar të quajtur Noel, si edhe vajzës Emma, të cilën e mirëpriti në jetë vitin e kaluar.

Ka një kohë të gjatë që Agon Amiga është shkëputur nga muzika dhe jeta publike.

Aktualisht, ai jeton në Gjermani, ku ka ndërtuar një përditshmëri të qetë pranë familjes së tij dhe larg vëmendjes mediatike.

 

Të ngajshme

Autostrada Prishtinë–Gjilan: Projekti që kaloi nëpër gjashtë qeveri dhe ende s’u përfundua

KushtrimGuraj

Dhunë fizike ndaj një gruaje në Viti, arrestohen bashkëshorti dhe vëllai i saj

Rrezarta Ramaj

KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona

Rrezarta Ramaj