Telenews

Ahmeti për zgjedhjet në Shqipëri: Një hap më pranë BE-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka përshëndetur zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura dje në Shqipëri, duke i cilësuar si një dëshmi të pjekurisë demokratike të vendit.

Në një reagim publik, Ahmeti theksoi se procesi zgjedhor u zhvillua në një atmosferë të qetë dhe të rregullt, ku qytetarët ushtruan të drejtën e votës në mënyrë të lirë dhe me një kulturë të lartë demokratike.

“Shqipëria dëshmoi edhe një herë pjekurinë e saj demokratike duke kaluar me sukses një tjetër provë të rëndësishme në rrugën drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian,” ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ai gjithashtu uroi që procesi i numërimit të votave të përmbyllet me profesionalizëm dhe transparencë, në përputhje me ligjin dhe vullnetin e qytetarëve.

Sipas Ahmetit, zgjedhjet e djeshme janë një tregues i qartë se Shqipëria dhe qytetarët e saj janë të përgatitur për të qenë pjesë e barabartë e familjes evropiane dhe për të përballuar me përgjegjësi sfidat që sjell kjo rrugë.

Të ngajshme

Diplomatja amerikane e prerë pas takimit me Kurtin: Liderët të punojnë bashkë për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë

KushtrimGuraj

Ukraina përfundon ratifikimin e marrëveshjes për mineralet me SHBA-në

KushtrimGuraj

Zelensky fton Trumpin në takimin e propozuar me Putinin në Stamboll

Donat Hashani