Telenews

Ahmeti: Qeveria po tregohet shumë e ngurtë, ka detyrë të takohet me komunën e Prishtinës

ahmeti:-qeveria-po-tregohet-shume-e-ngurte,-ka-detyre-te-takohet-me-komunen-e-prishtines

Ahmeti: Qeveria po tregohet shumë e ngurtë, ka detyrë të takohet me komunën e Prishtinës

Në një lidhje telefonike në Debat Plus, ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kërkoi urgjentisht dialog mes Qeverisë dhe Komunës së Prishtinës për zgjidhjen e krizës financiare, duke e cilësuar situatën në kryeqytet “të papranueshme”.

Ahmeti tha se kompromisi është i mundur vetëm përmes një takimi të drejtpërdrejtë.

“Pa u taku, nuk mund ta dimë kush duhet të lëshojë pe. Nëse takohen, zgjidhja gjendet. Ka hapësirë brenda dy javësh.”

Ai kujtoi se gjatë mandatit të tij ka pasur mospajtime me ministrin e Financave, Avdullah Hoti, por takimet kanë ndodhur gjithmonë.

“Kurrë s’ka ndodh mos me u taku. Edhe kur kemi pas kundërshtime, kemi kërkuar zgjidhje”, ka thënë ai.

Tutje Ahmeti përmendi pasoja të drejtpërdrejta të bllokadës financiare.

“Tri shkolla janë pa rrymë, nuk janë paguar buka, rryma, as shërbimet. Autobusat janë damtu – ai është dëmi më i vogël”, ka thënë ai.

Sipas tij, Qeveria po mban qëndrim të ngurtë.

“Mendoj që qeveria po tregohet shumë e ngurtë. Ka detyrë të takohet me komunën.”

Ahmeti në fund tha se “Nuk bëhet politikë me statuse në Facebook. Takohemi edhe me Serbinë – e mos me u taku mes vete është krim i madh”, ka thënë ai.

Të ngajshme

Kurti: Shtesat për fëmijë në mandatin tjetër do të rriten deri në 90 euro, për lehona deri në 500 euro

Valjeta Turkaj

Nis hetimi për incidentin në minierën e “Trepçës”, 18 minatorë mbetën të ngujuar për mbi 12 orë

Valjeta Turkaj

Nura: Lushtaku do t’i përgjigjet prokurorisë sapo ë ketë ftesë zyrtare

Valjeta Turkaj