Telenews

“Ai ishte rrahur paraprakisht nga disa persona tjerë”, Besnik Berisha thotë se Agonit ia çau vetullën dikush, para se të arrinte Policia

Avokati Besnik Berisha tha se “akoma nuk dihet “kush e ka sulmuar të ndjerin dhe kush ia ka shkaktuar ato gjakderdhjet që besoj që kanë me dalë”, për rastin e vdekjes së Agon Zejnullahut.

Ai tha se ka dyshime që Agon Zejnullahun e ka rrahë dikush, që nuk dihet se kush.

“Ka dyshime goxha mirë të bazuara se tani të ndjerin e kanë rrahur para se të shihet duke qarkulluar në rrugë në atë mënyrë. Një grup thonë po punohet në atë drejtim, e kanë rrah të tjerët….”, tha Berisha në Frontal.

“Prokurori i çështjes kur ka ardhë në prokurori me dëshmu, rrjedhimisht në IPK kur ka deklaru prokurori e ka vërejt vetullën e çarë. Ndërkohë që deri në atë moment si e mbulojnë kamerat nuk shihet që ai e godet asfaltin me vetull”, shtoi Berisha.

Video:

Të ngajshme

Ngjarjet e ditës

Erzana Fazliu

Personi i kërkuar për vrasje bie nga ndërtesa në përpjekje për t’iu shmangur arrestimit në Prishtinë, Policia jep detaje

KushtrimGuraj

Dosja: Çfarë deklaruan policët dhe dëshmitarët për rastin e Agon Zejnuallahut?

KushtrimGuraj