Telenews

AKP reagon për mbylljen e pompave në Veri

Agjencia e Kosovës për Privatizim ka thënë se kanë pranuar informacione se qiramarrësit e pikave të karburantit nën administrimin e tyre në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok janë duke operuar pa licencim.

“Ditëve të fundit kemi pranuar informacione se qiramarrësit e pikave të karburantit nën administrimin e Agjencisë së Kosovës për Privatizim në komunat e Mitrovicës së Veriut dhe Zubin Potokut janë duke operuar pa licencim.”

Përmes një komunikate për media, AKP ka thënë se bashkë me ATK’në dhe Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut kanë dalë në terren dhe është vërtetuar se tri pika të karburanteve nuk janë të pajisura me licencë nga MINT dhe dy prej tyre nuk janë as të fiskalizuara.

“Sot, së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës dhe me Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut kemi dalë në terren, ku pas vizitave dhe inspektimeve, është vërtetuar se tri pika të karburanteve nuk janë të pajisura me licencë nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe dy prej tyre nuk janë as të fiskalizuara. Kjo përbën shkelje të kontratave të qirasë me AKP-në dhe Ligjit nr. 08/L-018 për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtërishme, duke cenuar kështu sigurinë e konsumatorëve dhe të mjedisit.”

Kështu, Inspektorati i MINT ua ka ndëprerë veprimtarinë këtyre bizneseve dhe AKP do të ndërpresë kontratat e qirasë.

“Mbi bazën e gjetjeve në terren, Inspektorati i MINT u ka ndërprerë veprimtarinë këtyre bizneseve, dhe si rrjedhojë e kësaj AKP do të ndërpres kontratat e qirasë.  Agjencia ua bën me dije të gjithë qiramarrësve, ashtu siç është përcaktuar në kontratën e qirasë, se duhet të operojnë në përputhje me legjislacionin e Kosovës.”

 

Të ngajshme

Jasharaj: Po përpiqemi të krijojmë udhëheqës sindikal të mirëfilltë

Erzana Fazliu

Trump kusht vendeve të NATO-s: Do ta sanksionoj Rusinë kur ta bëni edhe ju këtë

Erzana Fazliu

Izraeli e thotë pa fije turpi se mbi 250.000 banorë janë larguar nga Qyteti i Gazës

Donat Hashani