Telenews

AKP shpall për qiradhënie asete të ndërmarrjeve në administrim direkt të Agjencisë

Kushtet e përgjithshme:

  1. Periudha e Qiradhënies është për 1 vit me mundësi vazhdimi gjithashtu edhe ndërprerje për shkaqe të privatizimit ose çështjeve tjera relevante. Për shfrytëzim komercial aplikohet qiraja mujore kurse për shfrytëzimin e hapësirave reklamuese aplikohet qiraja vjetore.
  2. Për njësinë 2. Qiramarrësi potencial duhet ta ketë parasysh se për qellim të shfrytëzimit të hapësirës fillimisht duhet te bëhet ndarja fizike e lokalit nga pjesa tjetër e Hotel “Molika” dhe të instaloj njehsor të veçantë për rryme.
  3. Qiramarrësi potencial duhet te paguaj shumën që është e barabartë me shumën pagesës së qirasë për një muaj menjëherë pas nënshkrimit të kontratës;
  4. Ofertat mund të bëhen në mënyrë individuale për secilën njësi veç e veç.
  5. Ofertat duhet të dorëzohen personalisht apo në rast që dorëzohen  në emër të qiramarrësit pala duhet ta ketë autorizimin e noterizuar tek noteri.
  6. Ofertat duhet të dorëzohen në zarf të mbyllur (një zarf – një ofertë për një njësi) në Zyrën Qendrore të AKP-së në Prishtinë.
  7. Në zarf (jashtë) duhet të specifikohet: nr. i Njësisë, emri i NSh-së dhe vendndodhja e asetit.
  8. Në rastet e qiradhënies në vlera mbi € 1,000 mujore, para nënshkrimit të kontratës do të kërkohet nga ofertuesi fitues të sjellë garancionin bankar (jo letër zotimi nga banka) apo garancionin e lëshuar nga Kompania e licencuar e Sigurimeve. Garancioni duhet të jetë në lartësinë e vlerës së gjashtë (6) qirave mujore sipas kontratës
  9. Për dorëzimin e ofertës duhet të përdoret Formulari adekuat për Dorëzim të Ofertës, formulari për qiradhënie vjetore (për toka bujqësore) dhe formulari për qiradhënie mujore (për qiradhënie komerciale), të cilët formularë mund të merren në Divizionin e Kontrollit dhe Administrimit Direkt të AKP-së, apo të shkarkohen nga ueb-faqja: www.pak-ks.org. Nëse nuk përdoret forma adekuate e ofertimit, ofertuesi do të diskualifikohet.
  10. Kriteri për përzgjedhjen e ofertuesit fitues të njësive përkatëse do të jetë çmimi i ofertës më të lartë.
  11. Ofertat do të pranohen në datën 18.10.2024 prej orës 13:15 – 14:15 në zarf të mbyllur për secilën njësi veç e veç.
  12. Zarfet do të hapen publikisht në Divizionin e Kontrollit dhe Administrimit Direkt, Zyra Qendrore e AKP-së në Prishtinë me  datën 18.10.2024nga ora 14:20.
  13. Ofertat përmes faksit nuk do të pranohen.
  14. Palët e interesuara për shikimin fizik të aseteve për Njësitë 1, 2,3 dhe 4 për marrjen e informatave dhe shikimin fizik të aseteve mund të kontaktojnë Ud. Drejtorin Menaxhues të NSH Inex Sharr Planina Brezovicë z. Zoran Geric në nr. tel 045/483-284 si dhe për Njësia 5  Kryetarin e Bordit të Përkohshëm Menaxhues të NSH Jatex z. Naser Bordoniqi në nr.tel 044/616-800. Sipërfaqet e prezantuara më lart janë të përafërta dhe të dhënat më të sakta me ortofoto mund të merren nga personat kontaktues të lartpërmendur.       
  15. Kjo shpallje përpos që do të publikohet në media në gjuhën Shqipe dhe Serbe në Kosovë do të publikohet edhe në ueb faqen zyrtare të AKP-së;
  16. Në çmimin e ofertës totale duhet të përfshihen të gjitha tatimet e aplikueshme në Kosovë, përfshirë edhe TVSH 18%, etj.
  17. Në ato raste kur ekzistojnë dy oferta të njëjta, çështja rregullohet që ofertuesi i parë për nga koha, ka përparësi.

Pagesa e Qiramarrjes:

Ofertuesi fitues është i obliguar që të paguaj shumat me pagesa të rregullta paraprake mujore, duke filluar me pagesën e parë të caktuar në fillimin e kësaj Kontrate të Qirasë, dhe, deri në masën që është e zbatueshme, me pagesa mujore në vijim, të caktuara në të njëjtën ditë të muajit vijues, (apo më herët në rast se data e pagesës së parë apo ndonjë pagesë tjetër mujore rastis të jetë ndonjë festë publike.

Dispozita të përgjithshme:

Pronat /asetet e  Ndërmarrjeve Shoqërore Inex Sharr Planina Brezovica dhe Jatex Gjakovë, paraqitur si më lartë ofrohen për qiradhënie dhe Ofertuesit kanë përgjegjësinë të verifikojnë përshkrimin dhe kushtet e aseteve (gjendjen faktike) dhe AKP do të konsiderojë se ofertuesit kanë dijeni të mjaftueshme në lidhje me pronat e ofruara për qiradhënie dhe nuk do të jenë përgjegjës për ndonjë pengim të posedimit/shfrytëzimit eventual.

Të gjitha njësitë  ofrohen për qiradhënie si njësi të veçanta.

Në rast se ofertat janë nën çmimin e tregut të vlerësuar bazuar në asetet e tjera të dhëna me qira,  komisioni për vlerësimin e ofertave ka të drejtë të refuzoj ato oferta.

Ofertuesit me ndalesë ofertimi:

•    Personat fizik apo juridik të cilët kanë uzurpuar paluajtshmërinë në pronësi shoqërore, ndaj të cilëve Agjencia apo NSh -ja ka iniciuar procedurë gjyqësore për lirimin e pronës dhe kompensimin e dëmeve eventuale;

•    Personat fizik dhe juridik që: (i) nuk i kanë respektuar kushtet e ndonjë kontrate të lidhur me Agjencinë ose me çfarëdo ndërmarrje që administrohet nga Agjencia (ekzistenca dhe natyra e atij mosrespektimi do të përcaktohet nga Agjencia sipas zgjedhjes së saj), (ii) kanë borxh ose gjobë të pashlyer ndaj Agjencisë ose ndonjë ndërmarrje që administrohet nga Agjencia, (iii) personat fizik ose juridik të cilët nuk kanë paguar gjobat e caktuara nga Agjencia ose që i nënshtrohen ndonjë kërkesëpadie ose kontesti (pa marrë parasysh nëse çështja e tillë është ngritur në gjykatë apo tjetërkund);

Ofertat do të pranohen me 18.10.2024 prej orës 13:15 – 14:15 në zarf të mbyllur në:

Zyra Qendrore e AKP-së  në Prishtinë; Adresa: Rr. Dritan Hoxha, Nr. 55 Lakrishtë, 10000 Prishtinë

Tel: 038/500-400 lok. 1130; email: info@pak-ks.orgwww.pak-ks.org

Të ngajshme

Arrestimi i pesë policëve për vdekjen e 27-vjeçarit, IPK: Janë ndaluar për 48 orë

KushtrimGuraj

Vdes në QKUK edhe i riu i dytë nga vetaksidenti në Treboviq të Pejës

KushtrimGuraj

Gjendje e rënduar me zjarret, vetëm sot janë raportuar 57 raste

KushtrimGuraj