Gjatë mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Si pasojë e këtij aksidenti një person ka humbur jetën.
Rasti
“një veturë ka devijuar rrugën duke goditur fillimisht anësoren e autostradës dhe me pas duke përfunduar jashtë rrugës”, tha Hoxha.
“Si pasojë e aksidentit nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë pasagjeri dhe lëndime të rënda trupore ka pësuar vozitësi i veturës, i cili eshte duke u trajtuar (mjekuar) në QKUK në Prishtinë”, theksoi ai.
“Në vendngjarje kanë dal njësitet kompetente policore dhe ato të emergjencës. Njësia e Mjekësisë ligjore e kanë tërhequr kufomën, e cila me urdhër të prokurorit kujdestar dërgohet në institutin e Mjekësisë Ligore për Obduksion”, shtoi Hoxha.

