Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të martë në autostradën “Ibrahim Rugova”, si pasojë e të cilit dyshohet se ka vdekur një person.
Për rastin ka folur zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
“Rreth orës 11:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Suharekë kilometri i 32-të”.
“Në aksident është përfshirë një veturë dhe dyshohet se një person është pa shenja jete dhe një tjetër ka pësuar lëndime”, tha ai

