Telenews

Aksident i rëndë në Banjë të Pejës, tre persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në Banjë të Pejës, ku janë përfshirë dy vetura.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, aksidenti është raportuar rreth orës 12:00.

Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe aktualisht janë duke u trajtuar në emergjencën e Spitalit të Pejës.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit janë në vazhdim.

Të ngajshme

Çfarë preferohet për dhurata në 7 dhe 8 Mars?

Rrezarta Ramaj

BE-ja thotë se i sheh me “keqardhje” zhvillimet e fundit në Kosovë

KushtrimGuraj

Real Madridi pa Mbappen në ndeshjen e parë ndaj Manchester Cityt

Rrezarta Ramaj