Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në në fshatin Terstenik të Drenasit.
Nga policia konfirmuan për Insajderin se në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një motoçikletë dhe një automjet.
Një nga personat e përfshirë në aksident, A. M ka ndërruar jetë, ndërkohë që ngasësi i automjetit është dërguar në mbajtje.
“Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Terstenik të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një motoçikletë dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy personat që ishin në motoçikletë, njëri prej të cilëve nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e personit A.M (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF -Drenas. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku ndërkohë që ngasësi i automjetit është dërguar në mbajtje”, thanë nga policia.