Telenews

Aksident i rëndë në Lipjan, dy vetura janë përplasur rëndë ndërmjet vete

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në fshatin Rufc të Lipjanit.

Dy vetura janë përplasur rëndë ndërmjet vete, me njërën që ka përfunduar në gropën buzë rrugës kryesore që çon për në Torinë, raporton IndeksOnline.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante, që kanë filluar hetimet.

Sipas dëshmitarëve okularë, nga ky aksident u lënduan shoferët e të dy automjeteve.

Ende nuk dihet asgjë mbi gjendjen e tyre shëndetësore, sakaq nuk janë zbardhur as shkaqet e aksidentit.

Të ngajshme

28 ditë mungoi pa arsye, Trepça suspendon punëtorin

Valjeta Turkaj

Kolona të gjata në kufi për të dalë nga Kosova, pritje deri në 90 minuta

Valjeta Turkaj

8 prokurorë dhe 400 zyrtarë policorë, në aksionin ndaj zyrtarëve të BKS-së

Valjeta Turkaj