Telenews

Aksident i rëndë në Obiliq – 15-vjeçari përfundon në gjendje të rëndë, shoferi i mitur

aksident-mes-dy-veturave-ne-rrugen-“agim-ramadani”-ne-prishtine,-lendohen-dy-persona

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pas mesnate në fshatin Vodiç të Obiliqit, ku një i mitur ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Ngjarja ka ndodhur më 9 prill 2026, rreth orës 00:20, ku sipas informacioneve është përfshirë vetëm një veturë e tipit VW Golf, ngjyrë e zezë.

Dyshohet se automjetin e drejtonte një i mitur, Xh.P rreth 17 vjeç, i cili ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa pasagjeri i tij, gjithashtu i mitur R.P rreth 15 vjeç, ka mbetur i lënduar rëndë.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar edhe një rimorkio, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore.

Të ngajshme

Për mbi një vit u prezantua rrejshëm si zyrtar i AKI-së, i dyshuari kapet në Prishtinë

Rrezarta Ramaj

BE-ja reagon për deklaratat e Daçiçit: Liderët serbë të shmangin retorikën nxitëse

Rrezarta Ramaj

Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal në Prishtinë

Rrezarta Ramaj