Telenews

Aksident i rëndë në Podujevë, një i vdekur dhe katër të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Podujevë, si pasojë e të cilit ka vdekur një person dhe katër të tjerë janë lënduar.

Lajmin për media e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, e cila bëri të ditur se në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion në lëvizje, ndërkaq më pas janë goditur rrethojat e një objekti dhe disa automjete të parkuara.

“Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Skënderbeu’ në Podujevë ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një veturë dhe një kamion në lëvizje, më pas janë goditur rrethojat e një objekti dhe disa automjete të parkuara”, tha Ahmeti.

“Në këtë aksident ngasësi i kamionit ka humbur jetën dhe janë lënduar katër persona të tjerë. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendngjarje dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, thuhet tutje në konfirmim.

Të ngajshme

Vrasje në Ferizaj, ky është 40-vjeçari që u privua nga jeta në fshatin Balaj

KushtrimGuraj

Pas ShBA-së, Gjermania njofton për “tendosje të marrëdhënieve” me Kosovën, del me “thirrje urgjente” për Albin Kurtin

KushtrimGuraj

Rama në “Arbëria”: Ishulli urban, unaza e re, mbikalimi, zgjerimi i rrjetit të ngrohjes – e kemi ndryshu këtë lagje

KushtrimGuraj