Telenews

Aksident i rëndë trafiku në Obiliq, gjashtë persona dërgohen në QKUK

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Një aksident trafiku ka ndodhur edhe të hënën në fshatin Vodicë të Obiliqit, ku janë përfshirë dy automjete dhe për pasojë disa persona kanë mbetur të lënduar.

Si pasojë e ndeshjes, përveç dy shoferëve janë lënduar edhe katër pasagjerë, njëri prej të cilëve ka marrë lëndime të rënda trupore, të cilët po marrin trajtim mjekësor në QKUK.

Sinjali mëson se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të mosrespektimit të rregullave, ashtu që dy veturat janë përplasur.

Kujtojmë se në vazhdimësi bëhet thirrje për kujdes në komunikacion, pasi rastet e aksidenteve me fatalitet nuk po kanë të ndalur dhe shkaktarët më së shpeshti janë moszbatimi i rregullave.

Të ngajshme

Elektrofiltrat ndalen së operuari në “Kosova A”, KEK-u del me njoftim

Valjeta Turkaj

Vjedhje e rëndë në Prishtinë, hajnat hynë përmes dritares – vodhën stoli ari

Valjeta Turkaj

Kuvendi i Kosovës mban sot seancë të jashtëzakonshme

Valjeta Turkaj