Telenews

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë, përfshihen dy vetura të Policisë së Kosovës

Rreth orës 05:00 të mëngjesit, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku janë përfshirë dy automjete zyrtare të Policisë së Kosovës, konkretisht nga Njësia e Trafikut.

Si pasojë e aksidentit, pesë zyrtarë policorë kanë mbetur të lënduar, ndërsa sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, të dy veturat policore kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme materiale.

Rrethanat dhe shkaqet që kanë çuar deri te ky aksident mbeten ende për t’u sqaruar nga autoritetet kompetente. Megjithatë, deri më tani dihet se asnjëra nga patrullat nuk ka qenë në thirrje apo në intervenim për ndonjë rast konkret në momentin e ndodhjes së aksidentit.

Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

news image

 

Të ngajshme

Gjatë ktij viti u braktisën 22 fëmijë, vetëm në nëntor u regjistruan katër raste

Valjeta Turkaj

Gjermania riafirmon përkrahjen për KFOR-in

Valjeta Turkaj

Aksident në Drenas, treni përplaset me një kombi

Valjeta Turkaj